Lajme
Rama nga Vlora: Rritja e çmimeve në turizëm, shenjë e rritjes së ekonomisë
Demokracia
19:31 | 21 Maj 2022

Share:

Vlora mblodhi drejtues të pushtetit vendor nga vendi dhe bota, në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Qyteti im, Shtëpia ime”, një platformë dialogu, e cila në qendër ka shkëmbimin e eksperiencave mes vendeve.

Duke shprehur ambicien e tij për shndërrimin e Vlorës, Kryeministri foli për rritjen e çmimeve në sektorin e turizmit.

“Rritja e çmimeve në këtë sektor, shumëkush e quan një problem, kur në fakt është shenja e parë dhe e sigurt që tregon rritje të ekonomisë”.

Si zgjidhje për problemet bazike të qytetarëve, Rama sheh investimet në infrastrukturë.

“Dje pashë shifrat e marsit: 53.7% plus vizitorë në vendin tonë. Këto nuk janë shifra të zakonshme. Nuk është periudhë tipike e turizmit tek ne. Netë-qëndrimet janë rritur me dy herë, janë mundësi të shtuara për konsumin.  Ne na duhen shumë aeroportet se nuk janë për thjesht të lënë hapësira të atdheut në dispozicion të UFO, janë që të sjellin në vend sa më shumë konsumatorë të shërbimeve që ofrojmë.  Për ata që thonë s’kemi bukë, do të ndërtojmë një fabrikë të madhe buke. Aeroportet sjellin bukë në kuptimin simbolik”, deklaroi kryeministri, shkruan A2CNN.

Më herët, kreu i qeverisë së bashku me ministren Balluku, zhvilluan një takim me projektuesit holandez të portit të Durrësit, që sipas Ramës ka kapacitete për t’u kthyer në portën hyrëse të Ballkanit Perëndimor.

Të ngjashme