Lajme
Rama: Nga sot deti i Shqipërisë do të përdoret për tregti edhe nga Kosova
Demokracia
18:30 | 04 Tetor 2022

Share:

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se nga sot do të forcohen edhe më shumë lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe dy popujve shqiptarë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se nga sot deti i Shqipërisë nuk do të jetë më i Kosovës vetëm për turizëm, por edhe për tregti.

Postimi i plotë i Ramës, pa ndërhyrje:

🇦🇱Jena1🇽🇰
👮‍♂️ 👩🏻‍💻👮Ja ku ka nisur edhe zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat me destinacion Kosovën dhe deti ynë nuk është më edhe i Kosovës veç për turizëm, po është edhe i Kosovës për tregti😍🤝❤️
#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️

Të ngjashme