Lajme
Rama nënshkruan marrëveshjen me BERZH: 30 autobusë të rinj në kryeqytet, 6️ prej tyre elektrik
Demokracia
15:49 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton nënshkrimin e marrëveshjes prej 10 milionë euro në BERZh, për blerjen e 6 autobusëve elektrik dhe 24 autobusëve efiçient.

Sipas Ramës, “inkorporimi i autobusëve të parë elektrik në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër”.

Njoftimi i plotë i tij:

🚍30 autobusë të rinj në kryeqytet 6️⃣ prej tyre autobusë elektrik🔋

Inkorporimi i autobusëve të parë elektrik në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër ✅

Kjo do të ketë një ndikim të prekshëm në jetën e qytetarëve tanë dhe do të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një Prishtine më të shëndetshme dhe më të pastër 💚

Shumë krenarë që vazhdojmë një bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë BERZH 🤝🏼

#kryeqyteti

#prishtinapraktike💙

#prishtinaegjelbër💚

Të ngjashme