Arte
Rama në Tiranë, bashkë me Veliajn ndjekin shfaqjen e kastit të përbashkët të aktorëve “Unë, Mephisto”
Demokracia
11:11 | 09 Janar 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nisur dje vizitën e tij zyrtare dyditore në Tiranë.

Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Përparim Rama dhe delegacioni që e shoqëron në këtë vizitë të parë në kryeqytetin shqiptar ishin në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për premierën e suksesshme “Unë, Mephisto”, sjellë me mjeshtëri nga trupa e përbashkët e aktorëve nga Tirana dhe Prishtina, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Ema Andreas, Ilire Vincas, Ermir Jonka, Rafael Hoxhaj, e të tjerë.

“Sa bukur që nisëm vizitën zyrtare të Përparim Ramës në qytetin e Tiranës me një vepër teatrale si “Mephisto”, kaq të arrirë, nga një trupë e aktorëve të Tiranës e Prishtinës me rastin e EYC2022. Bravo Ema Andrea, Ilire Vinca e të rinjtë e talentuar! Mrekulli ky bashkëpunim!”, ka shkruar Veliaj.

Vizita e kryetarit të ri të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të vijojë ditën e sotme me një pritje zyrtare në zyrën e tij nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Të ngjashme