Lajme
Rama: Na duhet një president normal
Demokracia
11:44 | 19 Prill 2022

Share:

“Presidenti i ri duhet të jetë fillimisht një njeri normal”, kështu u shpreh këtë të martë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se për të gjetur një kandidaturë të një njeriu normal “duhet të nisemi nga e kundërta e Ilir Metës”.

“…A dhe Zh mes germave tjera të përcaktimit të kësaj figure duhet të jetë një njeri normal. Na duhet një njeri normal në krye të shtetit. Na duhet një president normal/e. Për të gjetur një kandidaturë të një njeriu normal duhet të nisemi nga e kundërta e Ilir Metës dhe të kërkoni pastaj dhe me siguri do të gjeni jo pak. Pastaj për të tjerat, për të gjetur kandidaturën më të përshtatshme mes kandidaturave të njerëzve normalë do të avancojmë në fazën tjetër“, tha Rama, shkruan tvklan.al.

Të ngjashme