Lajme
Rama me video nga sheshi “Xhorxh Bush”: S’po na nxajnë sheshet
Demokracia
15:48 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook, ku shihet një numër i madh i qytetarëve në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Rama e ka përcjellë këtë video me mesazhin “S’po na nxajnë sheshet”.

Rama më herët ka paralajmëruar se sheshi do të zgjatet fillimisht deri te Posta e më pas do të zgjatet deri te “Rrethi i Flamurit”.

Rama ishte kritikuar për bllokimin e rrugës “Xhorxh Bush”, të cilën e ka kthyer në shesh, për shkak të tollovive të mëdha të shkaktuara nëpër komunikacion.

Të ngjashme