Lajme
Rama kritikon Kurtin: Kosova duhet të dalë prej qorrsokakut me dialog, e jo me policë e keqtrajtim të miqve
Demokracia
09:45 | 12 Qershor 2023

Share:

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ndërsa ka kujtuar ndërhyrjen e 50 mijë ushtarëve të NATO-s 24 vjet më parë në Kosovë, ai përmes një postimi në Twitter, në mënyrë indirekte ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti për situatën në veri, duke thënë se sot më shumë se kurrë është dita që Kosova të dalë nga qorrsokaku me dialog dhe jo me policë.

Ai tutje ka shkruar se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve dhe pa miq të mirë sot nuk do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë.

Postimi i plotë:

Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!

Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!

Të ngjashme