Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur vendosjen e kërkesave nga Bashkimi Evropian për zgjidhjen e tensioneve në veri të Kosovës.
Të enjten, BE-ja bëri të qartë tri kërkesa për Kosovën e Serbinë. Ndërkombëtarët kanë kërkuar zgjedhje të reja në veri menjëherë, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në to dhe nisjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Pas kësaj, Rama ka falënderuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për ndërmjetësimin në takimin e sotëm mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë dhe caktimin e kërkesave.
“Po ashtu përgëzoj Vjosa Osmanin që bisedoi direkt me Vuçiqin dhe vërtetë shpresoj që këto tri kërkesa përmbushen shpejt ashtu që ky konflikt absurd të përfundojë para se të dëmtohet pariparueshëm lehtë reputacioni i Kosovës dhe integrimi i saj në komunitetin demokratik”, ka shtuar ai.