Lajme
Rama: Kosovës duhet t’i hiqen masat, Serbia duhet sanksionohet për aktin e Banjskës
Demokracia
14:16 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e tij të fund vitit për media është pyetur për raportet që Shqipëria do të ketë me Serbinë përgjatë vitit 2024. Edi Rama ka thënë se qëndrimi i shtetit shqiptar ka qenë shumë i qartë dhe s’ka pasur luhatje, qoftë kur ka kërkuar që Serbia të mos sanksionohet shkaku i qëndrimit ndaj Rusisë, qoftë edhe kur Tirana zyrtare ka konstatuar se Serbia ka bërë akt flagrant kundër të gjitha vlerave evropiane dhe të bashkëjetesës kur ka shpallur ditë zie për kriminelët e Banjskës dhe për vetë aktin e sulmit, shkruan Gazeta Express.

Rama ka thënë se Shqipëria ka kërkuar që Serbia të sanksionohet për aktin e terrorit në Banjskë dhe që Kosovës t’i hiqen masat, meqë Kosova e ka bërë hapin dhe s’ka sens që Kosovës t’i mbeten masat dhe Serbisë të mos i vendoset asnjë masë shtrënguese pas aktit në Banjskë.

““Për sa i përket marrëdhënies me presidentin e Serbisë, është marrëdhënie që  s’ka asgjë tjetër përveç interesit të Shqipërisë dhe të rajonit. Natyrisht është raport që s’më pengon mua dhe neve t’i themi të bardhës të bardhë dhe të zezës të zezë. Qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë dhe s’ka pasur luhatje. Qoftë kur ka qenë rasti për të thënë me zë të lartë se Serbia nuk duhej sanksionuar si rezultat i mos sanksionimit të Rusisë meqë kjo do të sillte pasoja të rrezikshme për rajonin, ashtu edhe kur Serbia bëri një akt flagrant kundër të gjithë vlerave evropiane dhe të bashkëjetesës me shpalljen e zisë për kriminelët e Banjskës si edhe për vetë aktin e terrorit në Banjskë. Kështu që kemi qenë shumë të qartë për këtë. Kemi kërkuar haptazi që Serbia duhet sanksionuar dhe Kosovës i duhen hequr masat shtrënguese, sepse Kosova tashmë e ka bërë hapin, që duhej ta kishte bërë me kohë, por e ka bërë. S’ka sens që Kosovës ti mbeten masat dhe Serbisë të mos i vendoset asnjë masë shtrënguese pas aktit në Banjskë”, ka thënë Rama.

Të ngjashme