Lajme
Rama konfirmon raportimin e Demokracia.com se “Mini-Schengenit” do t’i ndërrohet emri
Demokracia
20:20 | 28 Korrik 2021

Share:

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev priti homologun nga Shqipëria Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Shkup në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal. Rama bëri me dije se do të ndryshohet emri i ri i nismës që deri më sot njihet si minishengeni, por është kontestuar deri tani nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk ka marrë pjesë në asnjë takim. Ndërsa sipas burimeve Demokracia.com, ka raportuar ditë më parë se ky emër do të ndryshojë në “Iniciativa për katër liritë e lëvizjes”.

Mbi 300 komani nga të tre vendet por edhe shtete të tjera te rajonit janë pjesëmarrëse. Top Channel ka mësuar disa detaje gjatë një interviste të shkurtër me kryeministrin Edi Rama.

Rama bëri me dije se do të ndryshohet emri i ri i nismës që deri më sot e njohim si minishengeni, por është kontestuar deri tani nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk ka marrë pjesë në asnjë takim. Për këtë emër kanë qenë skeptikë edhe Bosnja e Mali i Zi pasi disa herë i janë bashkuar tryezave të mëparshme.

Veliu: Cilat janë pritshmëritë tuaja nga forumi i ditës së nesërme?

Rama: Janë disa vendime, marrëveshje për tu nënshkruar, është dhe një Forum Ekonomik me komunitetin e biznesit dhe vazhdojmë punën.

Veliu: Përse do t’ia ndryshoni emrin kësaj inciative të Shengenit?

Rama: Shengeni Rajonal është vetëm korniza e një formule që është formula e BE, pra korniza e katër lirive të BE, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, e shërbimeve dhe kapitalit. Duke qenë se shumëkush është kapur pas këtij emri dhe është menduar që të ketë një emër tjetër thjesht si nisëm, unë mendoj se kush do të kapet me emrin, do të kapet prap me emrin, nuk është se do të zgjidhet gjë nga kjo anë.

Veliu: Jeni i keqardhur se Albin Kurti nuk është nesër me ju?

Rama: Nuk kam koment për këtë.

Kujtojmë se ky projekt parasheh katër liritë e Bashkimit Europian, atë të lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve që edhe përfaqëson emrin e ri.

Jashtë këtij projekti mbetet akoma Mali i Zi, Bosnja Hercegovina dhe Kosova, gjë që ka nxitë edhe shumë polemika dhe acarim marrëdhëniesh mes vendeve fqinje./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Ekskluzive: Rama, Zaev dhe Vuçiq i ndryshojnë emrin “Mini-Schengenit”

 

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025