Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka filluar duke publikuar pamjet nga Unaza e Madhe e Tiranës.
Ndërkohë në llogarinë e tij në “Facebook”, ai bën me dije se tashmë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit.
Sipas kryeministrit, falë këtyre tuneleve tani është lehtësuar ndjeshëm trafiku në hyrje dhe në dalje të Tiranës.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë video nga Unaza e Madhe e Tiranës, ku tanimë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit, falë të cilave trafiku është lehtësuar ndjeshëm si në hyrje dhe në dalje të Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.