Lajme
Rama ka vetëm një fjali për takimin me Haradinajn, mungon fotoja e përqafimit
Demokracia
17:24 | 05 Prill 2022

Share:

Kryeministri shqiptar Edi Rama, pas raporteve të acaruara që kishte për një kohë me ish-komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur këtë të fundit sot në kryeministri.

Rama ka shpërndarë fotografi nga takimi me kryetarin e AAK-së dhe bashkëpunëtorët e tij në parti me një fjali të vetme.

“Kryeministria – Me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj” , ka shkruar Haradinaj në postimin me fotografi, shkruan Demokracia.com.

Haradinaj dhe Rama kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë dhe siguri e politikë të jashtme, njoftoi Haradinaj përmes një postimi.

Për dallim nga Haradinaj, Rama në postim nuk e ka futur fotografinë ku shihet i përqafuar me ish kryeministrin e Kosovës.

FOTO| Pas përplasjeve, fyerjeve dhe padisë, Haradinaj dhe Rama gjejnë paqe dhe përqafohen në Tiranë

Të ngjashme