Lajme
Rama: Jemi të tretët në botë për rritjen e turizmit
Demokracia
23:22 | 24 Janar 2024

Share:

Kryeministri shqiptar, Edi Rama nga Madridi zhvilloi një konferencë shtypi kushtuar Shqipërisë si destinacion i turizmit të qëndrueshëm.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare, u shpreh se Shqipëria tashmë nuk është më një vend i fshehur, duke theksuar se jemi vendi i tretë në botë për rritjen e turizmit, pas Katarit dhe Arabisë Saudite, transmeton klankosova.tv.

”Dje mu desh të shkoja për një fizioterapi, dhe fizioterapisti më tha që e dashura e tij, dy ditë më parë kishte prenotuar që të shkonin në Shqipëri, së bashkë me familjen. Kjo është diçka që do kishte qenë e pamundur të imagjinohej pak vite më parë, kur Shqipëria ishte e fshehur, ndërsa tani nuk është me e fshehur dhe tashmë ka gjithnjë e më shumë kërkesa për të ardhur. Në aeroportin e Tiranës shënuan rritjen më të lartë në Evropë. Bazuar në statistikat e OBT ne jemi vendi i tretë sa i takon rritjes së turizmit në botë, pas Katarit dhe Arabisë Saudite”.

Rama u shpreh se vendi ynë duhet të nxisë më tepër turizmin luksoz.

”Në një distancë shumë të shkurtër mund të jesh në Spanjë e në Zvicër në të njëjtën kohë, të jesh në Amerikën e Veriut dhe në Amerikën e Jugut sa i takon klimës. Kjo është shumë e veçantë, ndaj duhet të gjejmë një ekulibër. Duam të nxisim një turizëm më luksoz, për të mos rënë viktimë e një turizmi masiv”, theksoi sipas lapsit, kryeministri Rama.

Të ngjashme