Pasi e “prenë” njëri-tjetrin në fotografitë e publikuara nga darka e liderëve të Evropës Juglindore në samitin SEECP në Selanik të Greqisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, janë parë të largët edhe në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Rama u pa mjaft i afërt me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, por jo edhe me Osmanin.
Ai madje ka publikuar një fotografi krah për krah me Jahjagën.
Ndërsa, shihet se Osmani e Rama ishin ulur pak më larg njëri-tjetrit gjatë kësaj ceremonie.
Në asnjërën nga fotografit e publikuara në Facebook, Rama nuk shihet duke komunikuar me Osmanin.
Në fotografitë e shpërndara Osmani shihet në vetëm dy, njërën kokë ulur teksa Rama buzëqesh dhe tjetrën nga mbrapa. /Demokracia.com/