Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka thënë se duhet lënë anash tërheqja pas votave e rritja në sondazhe.
Rama në “Euronews Albania” deklaroi se liderët nuk janë për ta ndjekur popullin, por për ta udhëhequr.
“Liderët nuk janë për të ndjekur prapa popullin, janë për ta udhëhequr. Në momente të caktuara, liderët marrin vendime edhe që në atë moment nuk mund të duken vendimet më popullore, vendimet që të japing më shumë vota, pro ato vendime merren që e nesërmja e popullit të jetë më mirë”, tha ai.
Po ashtu, Rama ia bëri me dije Kurtit se tërheqja pas votave e rritja në sondazhe, duhet lënë anash.
“Tërheqja shumë e fortë pas votave, pas rritjes në sondazhe, pas futjes së xixave brenda shpirtit të njerëzve duke iu dhënë një mundësi për të imagjinuar se janë në një luftë, duhet lënë me një anë, dhe të tërheqemi të ajo gjëra në tryezë, plani franko-gjerman nuk është aty për të qëndruar gjithë jetën, është aty për t’u fituar”, tha ai.
Në fund, ai deklaroi si vijon: “Albini nuk mund ta bëjë vetëm si Don Kishot, duhet ta bëjë bashkë me ata që i dhanë jetë Kosovës, jetë mbështetjes së Kosovës, që mbështeten edhe vetë Albinin në momentin kur ai u rrit si figurë dhe u bë gati për ta marrë në duar Qeverinë.”