Sport
Rama i dorëzon Sylvinho-s shtetësinë shqiptare
Demokracia
19:02 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Kryeministri Edi Rama – i pranishëm në mbrëmjen gala të FSHF-së – ka falënderuar kombëtaren për paraqitjen e suksesshme në kualifikueset Euro 2024.

Së bashku me Presidentin Bajram Begajn, ai i ka dorëzuar trajnerit brazilian shtetësinë shqiptare.

“Ndjej nevojën për të falënderuar me gjithë zemër të gjithë ata që e mundësuan këtë sukses të jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Të ndaloj një sekondë këtu, me Sylvinhon…siç premtuam, sot duam të gjithë së bashku të të japim shtetësinë shqiptare”, ka thënë Rama.

Sot po mbahet mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2023” ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e lojës.

FSHF ka përgatitur një mbrëmje festive të pasur edhe me program artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, që do t’i dedikohet futbollit vendas dhe Kombëtares kuqezi që mbylli një edicion fantastik kualifikues, me objektivin e arritur finalet e Europianit “Gjermani2024”.

 

Të ngjashme