Lajme
Rama i dhuron “Çelësin e Qytetit” Gjukanoviqit: Ndiejini veten si në shtëpi
Demokracia
16:28 | 18 Maj 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Ai tha se ky është simbol i miqësisë së kryeqytetit tonë, derisa e falënderoi përzemërsisht Gjukanoviqin.

“Ky është Çelësi i Kryeqytetit, i shtëpisë tuaj, ndiejeni veten si në shtëpinë tuaj! Je gjithmonë i mirëseradhur”, ka thënë Rama.

Pas takimit me Osmanin dhe Konjufcën, Gjukanoviq vizitoi edhe komunën e Prishtinës. Gjukanoviq do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Të ngjashme