Lajme
Rama: Dita Ndërkombëtare e Holokaustit është një arsye për t’u ndjerë krenarë për Shqipërinë
Demokracia
14:24 | 27 Janar 2021

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, e cila shënohet për nder të miliona viktimave të gjenocidit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar të gjithë viktimat, shkruan Demokracia.com.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se kjo është dita kur duhet shqiptarët të ndjehen krenarë, pasi që i kanë ndihmuar duke strehuar hebrenjtë.

Postimi i plotë i Ramës, pa ndërhyrje:

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit është një arsye për t’u ndjerë krenarë për Shqipërinë dhe për shqiptarët e kohës më të zezë për Europën, që bënë histori duke marrë në mbrojtje hebrenjtë kur makineria më e madhe shfarosëse e historisë së njerëzimit, i griu bijtë e Izraelit si të ishte një makinë mishi e prodhuar në fundin e ferrit!

#Ipaharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit?

??❤️?? . /Demokracia.com/

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit është një arsye për t’u ndjerë krenarë për Shqipërinë dhe për shqiptarët e kohës më të…

Posted by Edi Rama on E mërkurë, 27 Janar 2021

Të ngjashme