Lajme
Rama del i sheh korrje -shirjet, por nuk hipën në kombanjë
Demokracia
17:40 | 14 Korrik 2022

Share:

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sot ka dalë në terren për të parë korrje-shirjet në disa fshatra të komunës që ai udhëheq. Mirëpo i pari i kryeqytetit nuk e ka vazhduar ‘traditën’ e hipjes në kombanjë.

Rama ka postuar disa fotografi në Facebook dhe ka njoftuar se ka përcjellur procesin e korrje-shirjeve të grurit në fshatrat Barilevë e Drenoc.

Ai tha se zhvillimi rural i kryeqytetit vazhdon të jetë prioritet për ta “prandaj do të vazhdojnë t’i përkrahin kultivuesit e kulturave bujqësore në Prishtinë për të maksimalizuar rendimentet e punës së tyre”.

 

Të ngjashme