Lajme
Rama: Datë e pashlyeshme për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane
Demokracia
09:45 | 24 Mars 2021

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se data e sotme është një datë e pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, përcjell Demokracia.com.

“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, ka shkruar Rama.

Kojtojmë se 22 vite më parë, me 24 mars 1999 forcat e Aleancës Veri-Atlantike (NATO) sulmuan Serbinë.

Postimi i plotë i Ramës, pa ndërhyrje:

Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane????❤️?? /Demokracia.com/

Të ngjashme