Lajme
Rama çudit: S’kemi çare pa e zgjatë sheshin deri te “Rrethi i Flamurit”
Demokracia
13:02 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës, ka bërë një deklarim interesant në lidhje me sheshin në Prishtinë.

Sipas tij, nuk ka ndonjë opsion tjetër përveç zgjatjes së sheshit deri te “Rrethi i Flamurit”. Duke folur për emisionin “O38”, Rama deklaroi se kjo do të shpëtonte qytetin nga kaosi i trafikut

“Mendoj se nuk kemi qare pa e zgjatë deri të Rrethi me Flamur nëse duam me shpëtu qytetin nga ky kaos i trafikut sic e kemi sot. Kaosi në trafik është me vite dhe është shenjë që qytetarët këtu dhe që vijnë nga jashtë dynden në Prishtinë. Rrugët periferike kanë qenë shumë të mangëta, prandaj me një intensitet jemi duk i punuar rrugët përreth, me kriju rrugë alternative, me kriju shkolla alternative e qendra mjekësore. Këto do të ndihmojnë trafikun në qytet”, ka theksuar Rama.

Tutje, ai ka folur për transformimin e Prishtinës.

“Transformimi veç ka filluar, por shesh i dizajnuar në prill të 2024-s do të fillojmë. Do ta shpallim tenderin për ta transformuar krejt këtë hapësirë. Do ta bëjmë publike dhe do të kemi disa hapësira këtu që lidhen me aspektin e shtresimit, pra prej Bibliotekës, Biblioteka është një nivel, pastaj te RTK-ja dhe këtu sheshi është nivel tjetër. Do të jenë tri shtresa që do të ndërlidhen”, ka thënë ai.

Të ngjashme