Lajme
Rama bisedë me Stoltenberg, kreu i NATO-s zbulon detajet
Demokracia
22:04 | 20 Maj 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg.

Stoltenberg shkruan në Twitter se komunikoi me Ramën për ndihëm që Shqipëria dhe NATO i kanë dhënë Ukrainës.

Ndërkohë në fokus të bisedës ka qenë edhe anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Euroatlantike.

“Telefonatë pozitive  me kryeministrin Edi Rama  i Shqipërisë për mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit rus. Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin Aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së Dyerve të Hapura”, shkruan Stolenberg.

 

Të ngjashme