Lajme
Rama beson se Macron do të angazhohet për të ribashkuar Evropën
Demokracia
10:57 | 17 Tetor 2023

Share:

“Jam shumë i lumtur që jam në krah të Presidentit të Republikës së Francës, jo në Paris as Bruksel, por në Tiranë”.

Kështu e nis fjalën e tij kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

“Pas një pritje të paktën shekullore, vjen për një vizitë shefi i shtetit francez. Kjo vizitë është shumë më tepër se vizitë formale, është miqësore dhe vizitë angazhimi për të thelluar më tej marrëdhënien mes Francës dhe Shqipërisë”.

Rama theksoi se “integrimi në BE duhet të vazhdojë me meritën e çdo vendi”.

“Ankthi dhe pasiguria vijnë nga vështirësi e brendshme e BE për tu zgjeruar në rrugën tradicionale. Në kohën kur autokracitë po marrin avantazh në krahasim me demokracitë. Jam shumë i lumtur që në fjalën e mbrëmshme, presidenti tha se zgjerimi i BE nuk duhet të pengojë ribashkimin e Evropës”.

Ai  tha gjithashtu se deri më tani për këtë vit e kanë vizituar Shqipërinë 80 mijë turistë francezë, ku shtoi se kjo shifër më parë ishte e paimagjinueshme.

“Sot kemi një të dhënë inkurajuese, 80 mijë turistë francezë vizituan Shqipërinë deri tani, numri mund të shtohet edhe në këtë kohë të mbetur të vitit 2023. 80 mijë para ca vitesh ishin shifër e paimagjinueshme. Prania e madhe e turistëve është një arsye për të besuar se në këtë angazhim baza e lidhjes dhe njohjes ndërsjellët po fuqizohet çdo ditë nga njerëzit. Deri para ase vitesh Shqipëria bënte lajm në Francë vetëm për arsye të gabuara, sot fakti që 80 mijë francezë vijnë në Shqipëri për pushime është një lajm për arsyet më të mira”.

Të ngjashme