Lajme
Rama bën provën e parë, për shkarkimin e komunikacionit në Prishtinë
Demokracia
16:45 | 07 Prill 2022

Share:

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të fillojë një javë testuese për ndryshimin e rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në rrugë dykahore.

Në njoftimin e komunës thuhet se ky ndryshim do të fillojë nesër nga ora 08:00, përcjell Demokracia.com.

“Ju njoftojmë se nga nesër, me datë 08 prill 2022, nga ora 08:00, do të fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se nga nesër, me datë 08 prill 2022, nga ora 08:00, do të fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore.

Shihni në fotografi për t’u informuar saktësisht për vendndodhjen e kësaj rruge./Demokracia.com/

Të ngjashme