Lajme
Rama: Ballkani i Hapur e ka kryer misionin për të cilin lindi, tani të futemi në Procesin e Berlinit
Demokracia
11:48 | 01 Korrik 2023

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se fokusi tani duhet të jetë kah Procesi i Berlinit, jo tek “Ballkani i Hapur”.

“Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi procesin e Berlinit në Tiranë”, është shprehur Rama për Euronews.al.

“Kemi mundësi ta zotërojmë si proces me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermania, nga kancelari Scholz dhe nga gjithë të tjerët dhe në ndërkohë e kuptoni se çfarë do të thotë? Tetori erdhi, korriku hyri, si mundet ne ta mbajmë të bashkuar Bashkimin Europian? Se jo të gjithë aty janë të vëmendshëm, jo të gjithë aty e kanë interesin që kanë këta kryesorët për të na mbështetur ne, për të mbështetur Ballkanin Perëndimor, nëse ne merremi me ‘Oso Kukën’”, ka shtuar ai duke iu referuar kështu kryetarëve të komunave në veri që janë të ngujuar prej tensioneve të krijuara me Serbinë.

Të ngjashme