Lajme
Rama: Ato që u nënshkruan sot në Berlin, i kemi pasur si synime në “Open Balkan”
Demokracia
15:16 | 03 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me pesë udhëheqësit e pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perendimor, ka marrë pjesë në Samitin e Berlinit.

Në këtë samit janë nënshkruar tri marrëveshje të rëndësishme që përafrojnë Ballkanin Perëndimor.

Njëra ndër tri ujditë që u arrit sot ka të bëjë me njohjen reciproke të kartave të identitetit. Tjetra ka të bëjë po ashtu me njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale ndërmjet palëve që e nënshkruajnë.

Po ashtu, sot Kosova dhe Bosnje e Hercegovina zyrtarizuan heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama ka thënë se këto tri marrëveshje për të cilat u nënshkrua sot, veçse kanë qenë si pikësynime të përmendura në “Open Ballkan”.

“Është shumë e rëndësishme ajo që nënshkruam sot. Nuk mund ta ndaloj veten të them se këto tri, janë tri marrëveshjet që ne kemi dashur t’i arrijmë para 2-3 vjetëve, por që ishin të bllokuara”.

“Kancelari gjerman punoi shumë për t’i bindur të gjithë që të nënshkruajnë. Është lajm shumë i madh që kemi pasur tri nënshkrime të rëndësishme që ne veçse i kemi pasur në kuadër të ‘Open Balkan’”.

Të ngjashme