Lajme
Rama: Askush nuk më jep leksione në drejtësi, as frëngjisht as anglisht
Demokracia
11:09 | 11 Maj 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për mediat nga selia e PS së bashku me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, u është përgjigjur akuzave për presion të drejtësisë duke u shprehur se nuk ekziston një gjë e tillë pasi ai kërkon hetime dhe jo dënime.

“Nuk do t’i ndahem drejtësisë pa parë veprim, kryeministri nuk është prokuror, nuk është gjykatës, unë bëj vetëm reforma, mua nuk më jep dot leksione askush në ndërhyrjen në drejtësi, as në anglisht as në frëngjisht nuk më jep dot. Nuk jemi këtu për të bërë rolin e budallait kur e bën diçka që bën mu dhe na thonë që juve na tradhtuat se këtu po merren”, tha Rama.

Rama rishprehu edhe një herë qëndrimin e tij lidhur me nevojën që SPAK-u të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve dhe gjykatësve e prokurorëve të korruptuar, ndërsa theksoi se askush nuk mund ta ndalë të shprehë opinionin e tij për punën e drejtësisë së re./tch

Të ngjashme