Lajme
Rama akuzon mediat për shpifje: Nuk kam lidhje me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së
Demokracia
18:45 | 24 Janar 2023

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar të martën pas akuzave që e lidhin atë me ish-zyrtarin e FBI-së të arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Charles McGonigal.

Ai në Twitter shkroi se arrestimi i zyrtarit të FBI0-së nuk ka asnjë lidhje me të.

Po ashtu, Rama akuzoi mediat për shpifje.

“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!” ka shkruar Rama.

Megjithatë, ndaj McGonigal janë ngritur akuza për shkak se ndihmoi një oligark rus, duke shkelur sanksionet amerikane.

Thuhet se ai bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.

Gjithashtu, ndaj tij janë ngritur akuza të tjera, për shkak se mori para kesh nga një ish-oficer i shërbimeve të sigurisë të një vendi tjetër.

Departamenti i Drejtësisë citon Zëri i Amerikës thotë se McGonigal gjithashtu fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarët.

Prokurorët thonë gjithashtu se ai nuk dha emrin e personit që e shoqëronte gjatë udhëtimit, si dhe nuk informoi se qëndrimi i ishte siguruar falas.

Departamenti i Drejtësisë thotë se pasi mbërriti në Shqipëri, ai u takua me kryeministrin shqiptar dhe e dekurajoi atë nga dhënia e licencave për kompani ruse guaskë për kërkime për naftë në vend.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024