Ralf Rangnick edhe zyrtarisht e ka marrë drejtimin e skuadrës së Manchester Unitedit.
Trajneri gjerman është emëruar në krye të stolit te “Djajtë e Kuq” të deri në fund të edicionit, me mundësi vazhdimi.
Pas nënshkrimit të kontratës, Rangnick në fjalët e para si trajner i Manchester United u shpreh i lumtur që ka marrë “timonin” e skuadrës.
“Jam i ngazëllyer që do t’i bashkohem Manchester United dhe jam i fokusuar për ta bërë këtë një sezon të suksesshëm për klubin”, tha trajneri gjerman për faqen zyrtare të klubit, përcjell Demokracia.com.
“Skuadra është plot me talent dhe ka një ekuilibër të madh të rinisë dhe përvojës. Të gjitha përpjekjet e mia për gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë të ndihmoj këta lojtarë të përmbushin potencialin e tyre, si individualisht dhe, më e rëndësishmja, si ekip”.
“Përtej kësaj, mezi pres të mbështes objektivat afatgjata të klubit në bazë të konsulencës”.
Rangnick do të zëvendësojë te Man United norvegjezin, Ole Gunnar Solskjaer i cili u shkarkua për shkak të rezultateve jo të mira. /Demokracia.com