Lajme
Rakiq vazhdon ta sfidojë, Kurti nuk guxon ta shkarkojë
Demokracia
22:13 | 11 Gusht 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti po vazhdon të sfidohet nga ministri i tij, Goran Rakiq.

Që prej krijimit të Qeverisë Kurti, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, ia ka kontestuar autoritetin, por Kurti nuk ka guxuar të ndërmarrë asnjë veprim ndaj tij. Madje, jo vetëm që nuk ka ndërmarrë masa, mirëpo në një rast edhe e kishte mbrojtur Rakiqin, shkruan Demokracia.com.

Kryeministri Kurti ka kohë që po tregohet jo i guximshëm kur vjen puna tek ministri i tij nga Lista Serbe, i cili shumë shpesh po e sfidon shtetin e Kosovës, duke qëndruar edhe në krye të barrikadave të serbëve në veri të Kosovës.

Edhe sot në një takim që patën kryetarët serbë të komunave veriore të Kosovës me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari, Rakiq i kundërshtoi vendimet e shefit të tij, Albin Kurtit.

Rakiq, siç raporton Tanjug, ka thënë se KFOR-i duhet të garantojë se situata e sigurisë në Kosovë nuk do të përshkallëzohet për shkak të njoftimit se pas 1 shtatorit, do të zbatohet vendimi për ri-regjistrimin e automjeteve dhe do të vazhdojë lëshimi i dokumenteve të hyrjes-daljes.

“Jemi të vendosur që si përfaqësues legjitimë të serbëve të punojmë në zgjidhje që do të tejkalojnë tensionet, por për një gjë të tillë duhet konstruktivitet nga palët e kundërta, që nuk është shembull tani. Duke marrë vendime të njëanshme dhe me këmbëngulje në zbatim, situata komplikohet edhe më shumë. Ruajtja e paqes dhe stabilitetit është qëllimi ynë parësor, andaj KFOR-i duhet të sigurojë që situata e sigurisë në Kosovë nuk do të përshkallëzohet për shkak të mosmarrëveshjes me Prishtinën pas 1 shtatorit”, raportohet të ketë thënë Rakiq.

Rakiq kërkon nga KFOR-i të përkujdeset që të mos përshkallëzojë situata e sigurisë në Kosovë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vite më parë e kishte shkarkuar ministrin e asaj kohe, Aleksandër Jabllanoviqin, i cili kishte fyer nënat gjakovare./Demokracia.com/

Të ngjashme