Lajme
Rakiq thirrje qytetarëve që të votojnë e respektojnë masat anti-COVID
Demokracia
08:23 | 14 Shkurt 2021

Share:

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në votim duke i respektuar masat anti-COVID-19.

I pari i Listës Serbe, Goran Rakiq, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, këtë vit nuk e ka thyer heshtjen zgjedhore.

E madje pas votimit të tij në shkollën teknike në veri të Mitrovicës ai u pyet për këtë, por theksoi se nuk do të thyej heshtjen zgjedhore.

“Nuk dua ta thyej heshtjen zgjedhore”, tha Rakiq, raporton Demorkacia.com.

Ai po ashtu, i bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë kandidatët e tyre të preferuar, por po ashtu u bëri thirrje që të respektojnë të gjitha masat anti-COVID.

Theksojmë se para se të votojnë përfaqësuesit e Listës Serbe, në Sheshin “Car Llazari”, në Mitrovicë, u panë një grumbull qytetarësh të cilët nuk respektohet distanca. /Demorkacia.com/

Lexo edhe: 

Në veri të Mitrovicës nuk respektohet distanca, qytetarët në mënyrë të organizuar shkojnë për votim

Të ngjashme