Lajme
Rakiq shkrihet pas Vuçiqit: “Ishim të lodhur, por kur pamë përkushtimin e tij…”
Demokracia
15:00 | 22 Nëntor 2022

Share:

Përfaqësuesit e Listës Serbe sot kanë dalë në një konferencë për media për të treguar për takimin që kanë mbajtur mbrëmë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Kryetari i kësaj parti, Goran Rakiq, pretendoi se në takim janë ‘dakorduar’ që duan vetëm paqe, derisa jehonë i bëri edhe deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, që tha se pala kosovare është përgjegjëse për dështimin e arritjes së një marrëveshje për targat dje në Bruksel.

Në konferencë, Rakiq lavdëroi “mundin” e Vuçiqit për zgjidhjen e situatës.

“Përveç tij [Vuçiqit}, në atë takim ishin të pranishëm edhe ministrat dhe kryeministrja e Serbisë, si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën. Mund të kemi qenë të lodhur mbrëmë, por kur pamë shqetësimin e presidentit Aleksandar Vuçiq dhe përkushtimin e tij për zgjidhjen e krizës – besoni se asgjë nuk është më e vështirë për ne”.

Rakiq tha se Vuçiqi personalisht u ka thënë atyre personalisht se në Bruksel nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat, duke u thënë se “përgjegjëse për këtë është Prishtina”.

“Këtë mund ta dëgjoni nga përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe nga vetë Borrelli. Besoj se të tjerët do të thonë të njëjtën gjë…sepse kësaj radhe është e qartë se kush është përgjegjës”, theksoi Rakiq.

Të ngjashme