Lajme
Rakiq për vizitën e Bërnabiq në Kosovë: Jemi për paqe dhe siguri
Demokracia
10:15 | 04 Shtator 2022

Share:

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka folur për vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq në Kosovë.

Rakiq ka thënë se ardhja e saj do të thotë shumë për të gjitha çështjet.

“Ardhja e saj do të thotë se ne jemi për paqen dhe stabilitetin dhe se jemi për qëndrimin dhe mbijetesën”, ka thënë Rakiq për RTS.

Kujtojmë që ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka dhënë leje Bërnabiqit që të vizitojë Kosovë.

Përndryshe, edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbëri Nagavci pritet që ta vizitojnë Luginën e Preshevës.

LEXO EDHE: 

Dikur ishin vizita të rrezikshme | Konferenca e Kurtit ku s’foli keq veç për Bërnabiqin, që i dha leje për ta vizituar Kosovën

Të ngjashme