Shkrimi i kryediplomates Donika Gërvalla, lidhur me ngjarjet ne Poloni, ka ngjallur reagime të shumta.
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, e ka quajtur reagimin e Gërvallës si impulsiv dhe të papjekur, derisa e ka pasur edhe një sugjerim për të.
“Të pikëlluar nga humbja e dy jetëve në Poloni, të cilët janë goditur nga raketat ruse. Jemi me familjet e tyre, Kosova qëndron krah Polonisë kundër regjimit të Putin. BE duhet të veprojë më vendomërisht për ta ndalur Putinin, përpara se ai dhe instrumentet e tij të sjellin luftën në tërë kontinentin”, ka shkruar Gërvall.
Reagime të tilla, sipas Maliqit, rrezikojnë ta na kthejnë në objekt të përqeshjes.
“Kish qenë mirë ministrja Gërvalla nja dy herë me u mbush frymë e me numëru deri në 10 para se me shkrujt tëeet-a impulsiv dhe të papjekur që e nxisin BE-në (pse BE-në e jo NATO-n?) për ta thelluar luftën me Rusinë, e që rrezikojnë me na kthy në objekt të përqeshjes”, ka shkruar Maliqi në Twitter.
1/2 Kish qenë mirë ministrja Gërvalla nja dy herë me u mbush frymë e me numëru deri në 10 para se me shkrujt tweet-a impulsiv dhe të papjekur që e nxisin BE-në (pse BE-në e jo NATO-n?) për ta thelluar luftën me Rusinë, e që rrezikojnë me na kthy në objekt të përqeshjes.
— Agon Maliqi (@AgonMaliqi) November 15, 2022
Sipas Maliqit, në një situatë të tillë, Kosova vetëm duhet ta dënojë sulmin, të shpreh solidaritet me Poloninë dhe të tregojë gatishmëri për ndihmë.
“Ministrja nuk po komunikon as si Komisionere e BE-së, as si opinioniste, & as si shtetase e Gjermanisë, por si ministre e Jashtme e Kosovës – një vend që në situatë të tillë thjesht duhet ta dënojë sulmin, të shpreh solidaritet me Poloninë & të tregojë gatishmëri për ndihmë”, ka shkruar Maliqi. /Demokracia.com/