Lajme
Raketa ruse goditi memorialin e Holokaustit, Zelensky: Historia përsëritet
Demokracia
19:17 | 01 Mars 2022

Share:

Agresioni rus në Ukrainë ka vazhduar edhe në ditën e gjashtë, ku nuk po kursen asgjë dhe askënd.

Së fundi, rusët raportohet se kanë goditur edhe një Memorial të Holokaustit në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Kështu ka pohuar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka pohuar se pesë persona kanë vdekur.

“Për botën: çfarë kuptimi ka të thuash “kurrë më” për 80 vjet, nëse bota qëndron e heshtur kur një bombë bie në të njëjtin vend të Babyn Yar? Të paktën 5 të vrarë. Historia po përsëritet…”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Ndryshe, Babin Yar është memoriali i Holokaustit, ku u krye masakra ndaj popullsisë hebreje në Kiev në vitin 1941.

Të ngjashme