Kjo video e cila ka bërë xhiron e mediave të huaja, tregon Presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe Roberta Metsolën, duke nxituar të shkojë drejt një strehe për t’u shpëtuar sulmeve ajërore në Tel Aviv.
Një breshëri raketash nga militantët e Hamasit bëri që alarmi i sirenave të dëgjohej në të gjithë Tel Avivin dhe qytete të tjera të Izraelit.
Më herët gjatë ditës, Ursula von der Leyen dhe zv.Presidentrja e Komisionit Evropian Roberta Metsola vizituan një qytet që ishte sulmuar nga militantët e Hamasit.
Metsola dhe Von der Leyen zhvilluan një vizitë zyrtare në Izrael për të shprehur solidaritetin me popullin izraelit.