Lajme
Raka zbulon detaje të reja rreth rasteve pozitive në Kosovë me variantin britanik të COVID-19
Demokracia
11:34 | 02 Shkurt 2021

Share:

Mikrobiologu Lul Raka ka folur rreth shfaqjes së rasteve pozitive në Kosovë me variantin e ri të koronavirusit.

Raka në T7 ka zbuluar se mostrat të cilat kanë dalur pozitive me variantin britanik, kanë qenë të infektuara më pesë janar, raporton Demokracia.com

“Zyrtarisht i kemi rastet e para të infektuara në Kosovë. Këto mostra të cilat kanë dalur pozitive kanë qenë pozitive me 5 janar. Infektimi i këtyre personave ka ndodhur në fillim të vitit. Shqetësim ka në gjithë botën për shkak të varianteve, por duhet të kemi parasysh që ndryshimet gjenetike janë normale të viruset. Koronavirusi është aronavirus dhe mutacionet ndodhin gjithmonë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se javën e kaluar u konfirmuan tre rastet e para me variantin e ri të COVID-19, pas testimit të mostrave në një laborator në Gjermani.

Megjithatë, nga IKSHPK dhe MSH kanë bërë të ditur se të gjitha personat e infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore./Demokracia.com

Të ngjashme