Lajme
Raka: Qytetarët që e kanë kaluar virusin mund të vaksinohen
Demokracia
10:55 | 10 Shkurt 2021

Share:

Mikrobiologu Lul Raka tha se kujdesi duhet të vazhdojë, pa marrë parasysh se si sillen politikanët. Po ashtu ai bën thirrje që masat të respektohen për të mirën e përgjithshme.

“Kujdesi duhet të vazhdojë masat parandaluese duhet të vazhdojnë, pa marrë parasysh se si sillen politikanët, prandaj zbatoni masat për juve dhe familjen e juaj. Nëse qëndrojmë bashkë shumë më lehtë do ta kalojmë situatën. Nëse refuzojmë marrjen e vaksinës, Covidin do ta kemi më gjatë se që kemi menduar”, tha Raka për RTV21.

Raka tha se personat që e kanë kaluar COVID-19, mund të vaksinohen.

“Personat që e kanë kaluar sëmundjen mund ta marrin vaksinën mirëpo në fillim dozat do të jenë të kufizuar edhe nuk do jenë në rend të parë të pritjes”, tha Raka.

 

 

 

Të ngjashme