Sport
Rahoveci përforcohet me qendrën amerikane
Demokracia
22:09 | 08 Mars 2022

Share:

Basketbollisti amerikan Makol Mawien është përforcimi më i ri i KB Rahovecit.

“Vreshtarët” të martën mbrëma e kanë zyrtarizuar qendrën e gjatë 206 centimetra, që ka stërvitur me skuadrën prej javës së shkuar. Në njoftimin e klubit thuhet se Mawien do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ljupço Malinov prej ndeshjes me Vllazninë që luhet të mërkurën prej orës 19:00, në kuadër të Ligës Unike.

“Amerikani i radhës te skuadra jonë është lojtar klasik i pozitës 5, i cili falë gjatësisë prej 206 cm është dominues në trapez”, ka njoftuar Rahoveci.

Mawien në pjesën e parë të këtij edicioni ka luajtur në Arabinë Saudite tek ekipi Al-Nassr dhe ka pasur një mesatare prej 21 pikëve e 13 kërcimeve për ndeshje. Ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e ekipit elitar të Ukrainës, Zaporizhye ku regjistroi vetëm katër paraqitje”.

Të ngjashme