Lajme
Rahovec: U sulmua fizikisht nga bashkëshorti, përdori sasi të tepruar të medikamenteve
Demokracia
09:32 | 03 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh se një grua nga Rahoveci kishte përdorur sasi të tepruar të medikamenteve, pasi e njëjta ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, raporton Demokracia.com.

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Rahovec 02.03.2022-18:55.  Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që e njëjta kishte përdorur sasi të tepruara të medikamenteve si shkasë i një  mosmarrëveshje verbale që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Demokracia.com/

Të ngjashme