Lajme
Rahovec: Tre serbë rrahin dy ashkalinj, motivi dyshohet të jetë ndëretnik
Demokracia
08:57 | 14 Nëntor 2023

Share:

Policia i ka identifikuar tre serbë në Rahovec të cilët kanë rrahur dy meshkuj të komunitetit ashkalinj.

Sipas policisë, në bazë të intervistave të zhvilluara është vlerësuar se motivi i incidentit ka elemente të mundshme ndëretnike.

“Pas veprimeve hetimore dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë

Të ngjashme