Lajme
Rahimaj tha se arrestimet në Kamenicë kanë të bëjnë me qeverisjen e PSD-së, reagon Kastrati
Demokracia
23:27 | 09 Shkurt 2022

Share:

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar pasi kryetari aktual, Kadri Rahimaj tha se arrestimi i tre zyrtarëve të kësaj komune dhe një pronari të një kompanie ka të bëjë me qeverisjen e PSD-së.

Kastrati përmes një postimi në Facebook tha se vitin e kaluar zyrtarët e komunës kanë dorëzuar kallëzim penal.

Ai tha se ‘arrestimi i tyre në ditën e kallëzimit penal të bërë nga qeverisja e Vetëvendosjes, pavarësisht se një kallëzim penal për këtë mashtrim ishte bërë muaj më parë nga vet zyrtarët, është qartësisht veprim si pasojë e ndikimit politik’.

“Përpjekja për të siguruar mallin ka qenë e vazhdueshme dhe e evidentuar. Ky është një gabim procedural nga zyrtarët e arrestuar por i cili u bë me qëllimin e vetëm — të mirën publike. Ata vet e kanë denoncuar rastin. Unë u kam besuar plotësisht dhe vazhdoj t’u besoj. Një vepër penale e keqpërdorimit të detyrës zyrtare kryhet vetëm me dashje të përfitimit a pasurimit personal. Në rastin konkret, dashja e vetme e zyrtarëve të komunës ishte që mjetet të mos përfundojnë si suficit, por të shfrytëzohen për shkollat e Kamenicës”, thuhet në reagimin e tij.

Të ngjashme