Lajme
Ragmi Mustafa përshëndet miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Martyt: Raport i neveritshëm, turpi i drejtësisë ndërkombëtare
Demokracia
13:23 | 22 Korrik 2022

Share:

Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Luginën e Preshevës ka reaguar pas votimit Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, e cila, në mes tjerash i adresohet Këshillit të Evropës mbi pabazueshmërinë e pretendimeve të përfshira në raportin e ish Senatorit Dick Marty.

Ai e ka përshëndetur miratimin e kësaj rezolute dhe ka thënë se  pretendimet e Matyt kanë qenë dhe janë shkak i një barre të padrejtë që ka rënduar mbi supe Kosovën dhe UÇK- në.

“Këto raporte të neveritshme ku nuk paraqitet asnjë fakt, e që duhet të konsiderohen si një turp nga të gjitha institucionet kombëtare e ndërkombëtare. Një Dick Marty sharllatan e i sponzorizuar nga Beogradi e Moska, bashkë me dëshmi të rreme nga kushdoqoftë e ngadoqoftë nuk do të arrijnë asnjëherë të frustrojnë Komandantët e UÇK-së e aq më tepër shqiptarët në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare. Zoti i bekoftë Çlirimtarët, zoti e bekoftë popullin Shqiptar kudo ku jeton e vepron. RM”, ka thënë ai.

Të ngjashme