COVID-19KosovaSot:728 Të gjitha:166,862|Bota 329,154,731
Lajme
Ragmi Mustafa fton shqiptarët e Luginës së Preshevës që ta bojktojnë referendumin serb
Demokracia
20:36 | 14 Janar 2022

Share:

Share:

Share

Tweet

Granit Xhaka tregon të vërtetën: Kjo është arsy... Tema e cila ka preokupuar gjithë shqiptarët ndër vite ishte mos ardhja e Granit Xhakës për ta p...

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, u ka bërë thirrje shqiptarëve që ta botojnë referendumin e Serbisë që mbahet të dielën.

“Referendumi i Serbisë për centralizim të hekurt të gjyqësorit i caktuar datë 16 shkurt 2022, seriozisht po përdoret edhe për ngacmime e provokime politike në Republikën e Kosovës. Një sjellje e tillë e shtetit serb natyrshëm shqetëson shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, shkruan ai.

Sipas tij, si mund të kuptohet apo aq më tepër të pranohet fakti që serbët e Kosovës duhet të votojnë për gjithçka sikur të jenë brenda shtetit serb?

“Po pse të njëjtën gjë Serbia nuk u ofron shqiptarëve në Luginë të Preshevës? Prandaj, Partia Demokratike Shqiptare në Luginë të Preshevës fton shqiptarët me të drejtë vote që me krenarinë më të lartë të BOJKOTOJNË votimet për referendumin e datës 16 shkurt 2022 në Serbi. Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit do të shfrytëzonin votën e tyre nëse në këtë referendum do të ishte pyetja për ndryshimin e kushtetutës serbe në të cilën nuk do të figuronte më Kosova në preambulën e saj”, ka shkruar ai. /Demokracia.com/

Të gjitha