Gjatë ditës së sotme në ambientin e Kuvendit Komunal të Podujevës janë rrahur fizikisht dy asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ragip Fetahu dhe Artrit Mulliqi gjatë ditës së sotme janë përfshirë në një përleshje fizike.
Është Ragip Fetahu, asamblistë i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Podujevës, ka treguar në detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.
“Duke u kthyer për në Komunë, z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërku votë për shef të Asambleistëve, secili e ka punën e tij, mos mu drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje. Kam tentuar disa herë ta largojë me duar por nuk munda. Kam lëvizur me duar pa ndërprerë. Por, ai nuk më lëshonte. Kanë ndërhyrë disa persona për ta larguar dhe në tentim e sipër më godet në pjesën e pasme të kokës duke më shkaktuar dhembje ekstreme të kokës dhe marramendje”, ka shkruar Fetahu në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Sipas tij, deri më sot nuk ka pasur problem me Artrit Mulliqin, por thekson se ky është një inskenim i pastër i formacioneve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kjo mund të jetë vijimësi e problemeve të brendshme partiake dhe mund të jetë frustrim i tij për shkak se nuk ka arrit të sigurojë një votë që i ka mungu për t’u bërë shef i grupit. Ky është inskenim i pastër i formacioneve të brendshme parapolitike të LVV, në raport me mua për shkak të qëndrimeve të mia parimore në interes të qytetarëve të Llapit. Do të jem përjetë vetëm në interes të tyre, e jo pjesë e grupacioneve dhe formacioneve fetare e parapolitike!”, ka shkruar Fetahu ndër të tjera.
LEXO EDHE:
Policia e konfirmon rrahjen e asamblistëve të Vetëvendosjes në Podujevë
Postimi i plotë i Fetahut, pa ndërhyrje:
Të dashur qytetarë,
sot në oborrin e Komunës jam sulmuar fizikisht në Kolegu im z. Artrit Mulliqi.
Pas pauzës së shkurt të Kuvendit dola për të marë një kafe dhe ujë në një Kafene pranë Kuvendit.
Duke u kthyer për në Komunë, z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërku votë për shef të Asambleistëve, secili e ka punën e tij, mos mu drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje. Kam tentuar disa herë ta largojë me duar por nuk munda. Kam lëvizur me duar pa ndërprerë. Por, ai nuk më lëshonte. Kanë ndërhyrë disa persona për ta larguar dhe në tentim e sipër më godet në pjesën e pasme të kokës duke më shkaktuar dhembje ekstreme të kokës dhe marramendje.
(Dëshmi janë kamerat e komunës)
Pas kësaj situate, unë jam larguar me shpejtësi nga oborri i komunës, sepse kolegu tërë kohën me shante dhe tentonte të afrohej.
Nuk kam pas asnjëherë probleme me këtë person.
Kjo mund të jetë vijimësi e problemeve të brendshme partiake dhe mund të jetë frustrim i tij për shkak se nuk ka arrit të sigurojë një votë që i ka mungu për t’u bërë shef i grupit.
Ky është inskenim i pastër i formacioneve të brendshme parapolitike të LVV, në raport me mua për shkak të qëndrimeve të mia parimore në interes të qytetarëve të Llapit.
Do të jem përjetë vetëm në interes të tyre, e jo pjesë e grupacioneve dhe formacioneve fetare e parapolitike!
Msc. Ragip Fetahu