Lajme
Rafuna thirrje Qeverisë: Ulu me ZRrE-në dhe shtyjeni daljen në treg të lirë të rrymës
Demokracia
13:02 | 31 Maj 2025

Share:

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të diskutojë me ZRrE-në dhe të mundësohet shtyrja e vendimit që bizneset të hyjnë në treg të lirë të energjisë elektrike.

Sipas tij, së pari duhet të përgatitet tregu, pasi siç thekson ai, bizneset s’kanë qenë aspak të përgatitura.

“Kjo konferencë sot është edhe një kërkesë për institucionet, sidomos për qeverinë, se qeveria ish dashur me qenë, dhe është e ndarë prej ZRrE-së, qeveria është në shërbim të qytetarëve, është në shërbim të biznesit, ne i Odë Ekonomike kemi të drejtë me i avoku dhe me i mbrojt të drejtat e biznesit, e kemi me ligj, e kemi obligim ligjor, dhe i bëjmë thirrje si partner që jemi të sektorit privat Qeverisë së Republikës së Kosovës, që ta gjej mundësinë, masën dhe të ulet me ZRrE-në dhe ta shtyjë edhe për një kohë daljen në treg të lirë. Ta përgatitim tregun, të mos luajmë me ekonominë e vendit”, tha Rafuna në një konferencë për media që u mbajt sot.

Të ngjashme