Sport
Rafael Nadal infektohet me COVID-19
Demokracia
13:57 | 20 Dhjetor 2021

Share:

Tenisti i famshëm spanjoll Rafael Nadal ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Nadal ka rezultuar pozitiv pasi është kthyer nga Mubadala Ëorld Tennis Championship që u mbajt në Abu Dhabi.

Ai ka rezultuar pozitiv në testin PCR të bërë në Spanjë. Lajmin e ka konfirmuar vetë tenisti përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Si në Kuvajt ashtu edhe Abu Dhabi, jemi testuar çdo dy ditë dhe kemi rezultuar negativë. Testi i fundit ishte të premten dhe rezultatin e mora të shtunën”, ka shkruar Nadal në Twitter.

Nadal pësoi të premten nga britaniku Andy Murray. Ishte meç i kthimit për të pas një mungese shkaku i një lëndimi të këmbës.  /Demokracia.com/

Të ngjashme