Sport
Radu “figura tragjike”, Bologna mund Interin dhe i jep avantazhin Milanit në garë për titull
Demokracia
22:13 | 27 Prill 2022

Share:

Bologna e ka fituar ndeshjen e shtyrë të javës së 20-të në Serie A kundër Interit, duke i shkaktuar një humbje që mund t’iu kushtojë “Neurazzurëve” në fund me humbje të titullit.

Vendasit triumfuan 2:1 me përmbysje në rezultat kundër kampionëve në fuqi të Italisë, shkruan Demokracia.com.

Interi e nisi mjaft mirë takimin, duke krijuar epërsi tek në minutën e tretë me një supergol të Ivan Perisiq.

Shifrat i barazoi sulmuesi Marko Arnautoviq në minutën e 28-të të përballjes.

Kur kishin mbetur edhe tetë minuta deri në fundin e kohës së rregullt, portieri i Interit, Radu nuk arriti të pranonte topin si duhet dhe gabimin e tij e shfrytëzoi Nicola Sansone që dërgoi topin në rrjetë dhe njëherit për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Me këtë humbje, Interi ka 72 pikë në pozitën e dytë, dy më pak se Milani kur kanë mbetur edhe pak xhiro deri në fund të edicionit.

Bologna mbetet në pozitën e 13-të me 42 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024