Lajme
Radoiçiq dhe djali i Vuçiqit i presin me simbole ekstremiste serbet nga Kosova, që do të protestojnë me 26 maj në Beograd
Demokracia
21:05 | 21 Maj 2023

Share:

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, bashkë me Danilo Vuçiq, djalin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, janë nisur në këmbë për takimin që të mbahet në Beograd më 26 maj.

Atë e ka ftuar pushteti në Serbi në mbështetje të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Këtij takimi të hapur është duke i dhënë mbështetje Lista Serbe, parti parlamentare në Republikën e Kosovës.

“Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq dhe Danilo Vuçiq djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq vizituan serbët nga Kosova Pomoravlje të cilët tash e pesë ditë po ecin në Beograd për të marrë pjesë në këmbë në tubim. Mund ta mbështesin presidentin e tyre dhe vendin e Serbisë“, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Të ngjashme