Lajme
Radoiçiq dërgohet në Pallatin e Drejtësisë në Serbi për t’u marrë në pyetje: Pritet të dëshmojë për konfliktin e armatosur në Banjskë
Demokracia
15:49 | 03 Tetor 2023

Share:

Krimineli Milan Radoiçiq, që deklaroi se është organizator i konfliktit të armatosur në Banjskë të Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, është arrestuar sot. Ai është dërguar në Pallatin e Drejtësisë të Serbisë, ku ndodhet Prokuroria e Lartë Publike dhe pritet të paraqesë deklaratën e tij për konfliktin e armatosur në Banjskë.

Ministria e Punëve të Brendshme sot më herët ka njoftuar se Radoiçiqit i është hequr liria dhe se i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë.

Siç thuhet, i është bërë kontrolli i banesës dhe lokalit, pas së cilës është dërguar për t’u marrë në pyetje në objektin e Prokurorisë së Lartë Publike, ku ndodhet aktualisht.

Seanca ka filluar dhe supozohet se Radoiçiq do të merret në pyetje për rrethanat e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, shkruan mediumi opozitar serb Nova.rs, përcjell Demokracia.

Të ngjashme